Operacioni në Tiranë/ Zbardhen emrat e 11 personave ndaj të cilëve është lëshuar masë sigurie. Akuzat që rëndojnë ndaj tyre

schedule09:48 - 21 Nëntor, 2023

schedule 09:48 - 21 Nëntor, 2023

Zbardhen emrat e 11 personave për të cilët është lëshuar masë sigurie me urdhër të SPAK. Një nga më të kërkuarit është Ervin Mata, që mendohet se gjendet jashtë Shqipërisë. Mata akuzohet për grup të strukturuar kirminal, trafik narkotikësh dhe kryerje të veprimeve nga organizata kriminale.

Gazetari Ermal Vija raporton se po ashtu masë sigurie është caktuar edhe për Ismail Zenelin që përveç akuzave sikurse Mata, akuzohet gjithashtu edhe për veprën e sigurimit të kushteve për të kryer vrasje. Për të njëjtat akuza është lëshuar masë sigurie edhe për Bujar Ajetin nga Kukësi.

Ndërkohë që Dedian Gjoni, shef i krimeve nëomisariatin nr.6, nga Lezha dyshohet të ketë siguruar kushtet për të kryer një vrasje në bashkëpunim me grupin kriminal. Gjithashtu shefi i krimeve dyshohet dhe për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash. Ndërsa ish nëndrejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani dyshohet për veprat e pastrimit të parave dhe përkrahje të autorit të krimit.

Djali i tij, Erald Breçani akuzohet për trafik droge e pastrim parash. Mes personave të akuzuar janë edhe Bujar Grabova, Besmir Murati, Artan Sulejmani, Albert Prenga dhe Bajram Grabova, të dyshuar për trafik kokaine.

Sipas hetimeve të prokurorisë, grupi kriminal trafikonte kokaine nga Ekuadori dhe Kolumbia në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian. Ndërkohë që planet për të vrarë kundërshtarët ndodhën gjatë viteve 2019-2020 në Durrës, Belgjikë dhe Holandë. Veç prishjes se pazareve për trafikun e drogës, shkak i planeve për krime ishte dhe ajo e përplasjes dhe hasmërinë mes Ervis Martinajt dhe Ervin Matës.

Gazetari Ervin Leka raporton se hetimet janë shtrirë edhe në Francë, ku dyshohet se fshihen edhe katër personat e shpallur në kërkim./abcnews.al