Operacioni në burgje, Hoxha: Cënoi sigurinë, gardiantë e keqpaguar të lehtë për tu korruptuar

schedule13:15 - 3 Shkurt, 2022

schedule 13:15 - 3 Shkurt, 2022

Gazetari investigativ, Artan Hoxha këtë të enjte ka qenë  i ftuar në studion e  ABC Live ku ka dhënë detaje në lidhje me  operacionin me 26 të arrestuar në burgjet në Elbasan, Peqin dhe në Drenove të akuzuar për aktivitet të lojërave të fatit.

Hoxhaj në fjalën e tij është shprehur se hetimet në lidhje me këtë operacion kanë nisur që në shtator të 2020, më saktë zanafilla është që në grevën e disa të burgosurve në burgun e Peqinit që dhe pse nuk u bë mediatike u përhap në shumë qeli të tjera anembanë vendit.

Sipas gazetarit një gjë e tillë tregoi cënimin e sigurisë në institucionet e vuajtjes së dënimit, ku tregonte se disa nga ato që ne i njohim si vipa nëpër burgje kishin komunikim me njëri tjetrin.

Ndër të tjera ai thekson se një situatë e tillë në burgje ndodh për shkak të keq pagesave të gardianëve të cilët e kanë më të lehtë që të korruptohen.

“Duke pasur parasysh se në burgje ndodhet niveli i kriminalitetit më i trajnuar dhe rrahur me vaj e me uthull, janë mjeshtra për të krijuar lidhje. Kemi punonjës që duhet të mbikqyrin këto kriminele që janë të keqpaguar, kjo bën që të kemi dhe raste të tilla. Deri vonë një pjesë e mirë e drejtuesve të burgjeve janë emëruar politikisht, dhe gardianët punësohen në sajë të anës politike që përkrahin.

LEXO EDHE: Miliona lekë, armë, drogë dhe bixhoz, emrat e të gjithë të arrestuarve: Të dënuar VIP dhe zyrtarë

Nuk më çudit fakti që ka të korruptuar në burgje për shkak të mënyrës që punojnë. Uroj që prokuroria e Elbasanit ti shkojë deri në fund këtij operacioni dhe në fund të përfundojë në SPAK.

Në burg ka dy lloj hiarkisë, personeli zyrtar dhe janë drejtuesit e qelisë. Në situatën e fundit janë përfshirë shumë të dënuar për krime shumë të rëna. Përmendet Aleksandër Llanaj që mes gjithë atyre janë pjesëtarë të grupit të Shullazit, e shumë e shumë të tjerë të dënuar por këtë privilegj duke se e ka pasur vetëm Llanaj, sepse autoritetet e burgut e kanë toleruar. Në rastin konkret ato kanë krijuar një sistem të tërë duke filluar nga ushqimet, pijet, si do të përdornin telefonat një pjesë e këtyre të burgosurve dhe deri në krijimin e lojërave të paligjshme.

Nuk është një strukturë e vetme por janë disa episode në një dosje të madhe. Në fund të shtatorit të 2020 është dhe zanafilla e këtij operacioni një referim i bërë në 9 tetor, në të cilin është kërkuar hetimi për një grup personash të dënuar dhe personeli burgjesh. Në atë kohë ka nisur një grevë në burgun e Peqinit, pasi më kanë marr në telefon e donin ta bënin mediatike, që të dënuarit refuzuan ushqimin që do të thotë që

Pa dalë në media, greva u shpërnda në Reç, Fush-Krujë e gjithë andej si mund të ndodhte një gjë e tillë kur nuk u bë mediatike, që do të thotë se ato kishin komunikim mes tyre dhe kjo ngriti dhe këtë dyshim. Ato arritën që të ngrenë vëmendje e cënimit të sigurisë kombëtare pasi dëshmuan se kishin komunikim mes të dënuarve në qelitë e vuajtjes së dënimit”, ka thënë ai./abcnews.al