Prokurori i Anti-mafias italiane, De Raho dhe kreu i SPAK, Arben Kraja zhvilluan një konferencë të përbashkët për operacionin ndërkombëtar të anti-drogës të shtrirë në Shqipëri, Itali, Mal të Zi dhe Spanjë.
Në fjalën e tij Federico Cafiero de Raho theksoi se bashkëpunimi mes autoriteteve ka vijuar prej kohësh dhe se bashkëpunimi Shqipëri-Itali lejoi strukturat të luftojnë krimin e organizuar.
Lexo edhe: Të përfshirë prokurorë dhe policë, kreu i SPAK “zbërthen” grupin e trafikantëve të drogës
“Përshëndes kreun e SPAK Arben Kraja. Operacioni mes Shqipërisë dhe Italisë ishte konstant. Prej kohësh kemi operuar së bashku për këtë operacion dhe me një raport me shumë intensitet që arritur rezultate të jashtëzakonshme. Bashkëpunimi Shqipëri -Itali lejon strukturat tona të luftojnë krimin e organizuar.
Qytetarët duhet të kenë besim në punën tonë. Anti-mafia italiane dhe policia shqiptare kanë zhvilluar këtë operacion tepër delikat, falë impenjimit të tyre kanë arritur të shkatërrojnë këtë grup që kryente aktivitetin kriminal në disa vende. Është e rëndësishme që bashkëpunimi ynë të vazhdojë në mënyrë intensive”, tha ai.
Nga ana tjetër kreu i SPAK, Arben Kraja deklaroi se zyrtarë të ndryshëm kanë favorizuar aktivitetin kriminal.
Ai gjithashtu theksoi se vetëm duke bashkëpunuar mund të goditen organizatat kriminale./abcnews.al/