Operacioni me urdhër të SPAK/ Përveç arrestimeve “vip”, sekuestrohen disa armë zjarri

schedule12:23 - 27 Korrik, 2023

schedule 12:23 - 27 Korrik, 2023

TIRANË- Në operacionin ku u arrestua ish-shefi i operacionales Oltion Bistri dhe prokurori i Kukësit Xhevahir Lita, SPAK ka lëshuar 14 urdhër arreste. Gjashtë prej tyre janë ekzekutuar tashmë, 3 janë shpallur në kërkim, pasi nuk janë gjendur, ndërsa për 5 persona të tjerë masat nuk janë ekzekutuar pasi rezultojnë jashtë Shqipërisë.

Ndaj tyre SPAK ka ngritur akuzat e korrupsionit, shpërdorimit të detyrës dhe grupit të strukturuar kriminal.

“Janë gjetur disa armë zjarri dhe disa sende të tjera, të cilët i shërbenin këtij grupi kriminal”, raporton gazetari Ermal Vija.

Mes personave të përfshirë është dhe Asmer Bilali, një emër shumë i njohur dhe i skeduar për veprimtari kriminale në qytetin e Shkodrës. Operacioni është zhvilluar në disa qytete, përfshi  Tiranën, Shkodrën dhe Kukësin./n.m.abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!