Një operacion kombëtar është shtrirë në disa qytete në vend. Operacion i nisur një ditë më parë ku u zhvilluan kontrolle në Tiranë, Lezhë, Vlorë, Durrës Shkodër, me qëllim kapjen e të personazheve të botës së krimit. Megaoperacioni u zhvillua me urdhër të SPAK, ku u lëshuar më shumë se 43 urdhër arreste.
Ndërkohë mësohet se në kuadër të këtij operacioni është vënë në pranga edhe Naim Stafuka. Sipas informacioneve Stafuka është arrestuar mbrëmjen e djeshme.
Naim Stafuka nuk është emër i panjohur për policinë. Ai është vëllai i Enver Stafukës, i cili prej vitesh rezulton i zhdukur, pasi u rrëmbye në shkurt të 2015 në Fushë-Krujë.
/abcnews.al/