Operacioni më i vështirë, vijojnë kërkimet në ndërtesën e familjes Lala

schedule20:51 - 27 Nëntor, 2019

schedule 20:51 - 27 Nëntor, 2019

Vijojnë kërkimet në ndërtesën e familjes Lala, ndërsa deri më tani nuk ka asgjë të re nga kërkimet.

Gazetari Juxhin Mustafarj bën të ditur se ekipet që po punojnë dhe po sigurojnë pjesën e sipërme të objektit që të hyjnë në brendësi.

Për ekipet ky konsiderohet si operacioni më i vështirë. Ndërsa jane mbi 30 persona qe po punojnë.

Pavarësisht se po punohet prej natës së mbrëmshme, për fat të keq ekipet e shpëtimit nuk kanë mundur të arrijnë ende tek ndonjë prej gjashtë pjestarëve të familjes Lala në Kënetë të Durrësit.

Gjatë ditës së sotme, ekipet italiane kanë punuar intensivisht duke përdorur edhe qen por ka qënë e pamundur për të nxjerrë ndonjë prej tyre nga rrënojat.

Pas tërmetit të parë me forcë 6.4 të shkallës Richter banesa e familjes Lala është dëmtuar shumë por një pjesë e saj ka arritur të qendrojë në këmbë. Pikërisht në këto momente brenda banesës dëgjoheshin zëra që kërkonin ndihmë.

Por, ndërtesa u shemb gjatë pasdites së djeshme duke bërë që të shuhen edhe zërat që vinin nga brenda.

Në videon e siguruar nga abcnews.al shihet momenti i shembjes së banesës së familjes Lala, e cila dyshohet se ka qenë fatale për banorët që gjendeshin të bllokuar brenda saj.

Në gërmadha gjenden aktualisht gjashtë persona. Mes tyre është një grua me tre fëmijë, një burrë dhe një vajzë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!