Operacioni kundër lojërave të fatit me 40 të arrestuar në Tiranë, aksioni pritet të shtrihet edhe në qytete të tjera

schedule10:21 - 7 Dhjetor, 2023

schedule 10:21 - 7 Dhjetor, 2023

Të paktën 40 persona janë arrestuar nga policia e Tiranës ndërsa 50 të tjerë janë proceduar penalisht në kuadër të operacionit të nisur mbrëmjen e së mërkurës kundër lojërave të fatit. Gazetari i ABC News, Ervin Leka raporton se aksioni policor është shtrirë në të gjithë komisariatet e Tiranës.

Gazetari thotë se janë kontrolluar shumë biznese dhe lokale dhe në mesin e të arrestuarve ka edhe administratorë. Policia ka mundur të sigurojë informacione nëpërmjet rrugëve operative por edhe nëpërmjet të infiltruarve. Siç u raportua më herët, nga operacioni janë kapur edhe lëndë narkotike.

“Nga të ndaluarit janë edhe administrues që kishin në menaxhim këto lojëra dhe i shpërndanin në mënyrë të paligjshme me accounte. Aksioni është kryer edhe në disa bodrume edhe kundër lojërave të tjera, përveç lotove por edhe për tavolina pokeri. Policia pritet ta shtrijë këtë aksion edhe në qytete të tjera të vendit.”, u shpreh gazetari.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!