Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Operacioni “Kredia”, në pranga 7 persona dhe një në kërkim

schedule09:58 - 21 Gusht, 2019

schedule 09:58 - 21 Gusht, 2019

Policia ka ndaluar 7 persona dhe ka shpallur një tjetër në kërkim, pjesë e një fondacioni që kanë dhënë kredi fiktive me qëllim përfitimin si dhe kishin marrë me interes shuma të mëdha valute nga persona të ndryshëm. Në njoftimin e policisë së shtetit bëhet me dije se operacioni  i koduar “Kredia” është kryer nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pas kallëzimit të bërë nga drejtuesit e një fondacioni. Ndërmjet të ndaluarëve është edhe shtetësja me iniciale e A. I., 48 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë Drejtoreshë në një nga degët e filialit të Fondacionit. Personat e tjerë janë oficerë dhe ish oficerë kredie të këtij fondacioni.

A., 32 vjeç, banues në Tiranë, me rolin ndërmjetësues për gjetjen e personave për kredi fiktive është me masë sigurie “Arrest në burg”, për një tjetër vepër penale dhe akuza do t’i komunikohet në ambientet e burgut.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e një shtetasi, pjesëtar i grupit, në rolin e sekserit dhe vijon puna për kapjen e tij. /ABC News Albania 24/7

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!