Operacioni kombëtar/ Gjikondi: Aksioni i SPAK për t’u përshëndetur, Meta dhe Berisha figura të zymta!

schedule17:33 - 20 Maj, 2024

schedule 17:33 - 20 Maj, 2024

Juristja Brizida Gjikondi në një intervistë në “News Line”, në ABC News ka komentuar operacionin kombëtar të shtrirë në disa qytete në vend me qëllim kapje e personazhe të përshirë në botën e krimit, si edhe urdhër arrestet e SPAK.

Gjatë kësaj interviste, Gjikondi e vlerësoi si një ndër operacionet më të mëdha të ndodhura në 30 vite në vend. Gjithashtu theksoi se SPAK ka ndryshuar tërësisht mënyrën e hetimit dhe të procedimit.

Ndërsa komentoi reagimet dhe akuzat e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha nda SPAK, sipas juristes, kjo vjen për shkak se të dy janë të frikësuar nga drejtësia.

“Është aksioni më i madh që ka ndodhur në 30 vite të drejtësisë shqiptare. Vetë zoti Dumani u vu në krye të kësaj dosje. SPAK ka ndryshuar mënyrën e procedimit dhe hetimit. Është bërë një punë që kudo që të shkojë kjo dosje nuk do të ndryshojë asgjë. Sa i përket Metës dhe Berishës, mund të them se i priten burimet që gjithmonë kanë përdorur dhe duan me çdo kusht të jenë çdo ditë në lajm. SPAK është plaga e tyre e pashëruar dhe duan patjetër të prononcohen dhe të sulmojnë SPAK për ta trembur”, tha më tej Gjikondi.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!