Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Operacioni i përbashkët i SPAK me antimafian italiane/ Prokuroria Mara: Krimi i organizuar shqiptar, bashkëpunon me grupet italiane

schedule11:33 - 26 Maj, 2026

schedule 11:33 - 26 Maj, 2026

Prokurori i SPAK, Vladimir Mara, gjatë konferencës së përbashkët mes SPAK dhe Prokurorisë së Barit, deklaroi se grupet e krimit të organizuar shqiptar kanë krijuar lidhje të forta bashkëpunimi me elementë të krimit të organizuar në Itali.

Konferenca u mbajt pas operacionit të përbashkët kundër grupit të Igli Kamberi, i cili vepronte në Shqipëri dhe Itali.

Sipas Marës, organizatat kriminale shqiptare dhe ato italiane kanë krijuar modele bashkëpunimi, duke u modernizuar dhe avancuar në kryerjen e veprave penale.



“Duhet të kuptojmë që elementë të krimit të organizuar shqiptar kanë gjetur mbështetje te elementët e krimit të organizuar këtu në Itali, duke krijuar modele të caktuara, duke bashkëpunuar, modernizuar dhe avancuar në kryerjen e veprave penale”, deklaroi Mara.

Ai theksoi se sot nuk mund të flitet më për krim të organizuar të ndarë sipas kombësive, por për fenomene kriminale të përbashkëta që kërkojnë bashkëpunim ndërkombëtar mes institucioneve ligjzbatuese.

“Sot nuk mund të flasim për një grup apo kombësi të krimit të organizuar, por mund të flasim për krim të organizuar dhe fenomene kriminale. Në këto kushte, bashkëpunimi ynë është i domosdoshëm”, u shpreh prokurori i SPAK në konferencën e përbashkët me Antimafian Italiane.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!