Gjykata e Apelit ka vendosur që të lirojë nga qelia 87 personat e arrestuar në kryeqytet në kuadër të operacionit të koduar “Fati i lojërave”. Togat e zeza të Apelit kanë vendosur që të zbusin masën e sigurisë edhe për 55 të dyshuarit që shkalla e parë i kishte lënë në qeli.
Apeli ka caktuar masë më të butë sigurie atë të arrestit në shtëpi dhe detyrimit për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore.
Ky operacion u shtri në 8 qarëe të vendit dhe në pranga ranë rreth 120 persona. Sipas Prokurorisë këta persona janë përgjuar me vendim gjykatë dhe në bazë të përgjimeve dhe hetimeve proaktive gjithashtu edhe stimulimeve nga ana e policisë është bërë e mundur goditja e aktiviteti të paligjshëm të lorjave të fatit.
Midis personave të arrestuar në pranga ra edhe Gramoz Murataj një person me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.
Murataj rezulton i dënuar në Itali për trafik droge gjithashtu po në shtetin fqinj ka tre komapni të licensuara të pikave të basteve.
Polica bëri me dije se gjatë kontollit në lokain e tij u gjetën dhe u sektuestruan 170 milion lekë dhe kompjutera që dyshohet se përdoreshin për të vënë bastet.
Ndërsa Elvis Mulja është i vëllai i Natasha Mulat, drejtuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që është edhe hallka e fundit e “Vettingut”, që vendos për fatin e gjyqtarëve dhe prokurorëve ne vend.
Organi i akuzës në kërkesën për gjykim kishte deklaruar se gjithçka kryhej online nëpërmjet faqeve të ndryshme në ëeb.
Administratoret kishin faqet ndërsa menaxherët merreshin me hapjen e usernameve për klientet e tyre. Prokuroria pretendon se pagesat kryheshin online ose me para në dorë./abcnews.al