Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Operacioni “End Point” në Tiranë/ 7 të arrestuar dhe 27 të proceduar për mashtrim kompjuterik me call center

schedule16:35 - 17 Qershor, 2026

schedule 16:35 - 17 Qershor, 2026

TIRANË – Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e koduar “End Point”, në kuadër të goditjes së veprimtarive kriminale në fushën e krimit kibernetik dhe atij ekonomik. Si rezultat i operacionit janë arrestuar 7 persona dhe janë proceduar penalisht 27 të tjerë, mes tyre edhe shtetas të huaj.

Në pranga kanë rënë; Zizo Azizi, Bjorn Kareco, Luis Masi, Jose Canda dhe Simao Samuel.

Operacioni u zhvillua nga Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetik dhe Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.



Gjatë kontrolleve të kryera në disa ambiente të dyshuara se përdoreshin për aktivitete mashtruese përmes qendrave telefonike (call center), policia sekuestroi një sasi eurosh të dyshuara si të ardhura nga veprimtaria kriminale, 70 njësi kompjuterike dhe 49 telefona celularë.

Në pranga ranë katër shtetas shqiptarë, një shtetas nga Paraguai dhe dy shtetas nga Angola, të gjithë banues në Tiranë. Ndërkohë, procedimi penal në gjendje të lirë nisi për 27 persona të tjerë, ku përfshihen edhe shtetas nga Brazili dhe Franca.

Sipas hetimeve paraprake, të dyshuarit janë përfshirë në veprimtari të kundërligjshme që lidhen me veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Policia bën me dije se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore përkatëse.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!