Operacioni “Bregdet i pastër”: Arrestohen 3 punonjës të Zonave të Mbrojtura

schedule10:55 - 17 Dhjetor, 2019

schedule 10:55 - 17 Dhjetor, 2019

Policia e Shkodrës ka arrestuar 3 punonjës të Zonave të Mbrojtura për “Shpërdorim detyre”.

Po kështu janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Pushtimit toke” edhe 7 persona të tjerë.

Si rezultat i kontrolleve ne Velipojë, janë konstatuar një sërë shkeljesh, si gërmime, shpyllëzime,  rrethime me gardh me rrjete dhe me shtylla betoni etj.

Njoftimi i plotë i policisë:

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Shkodër, në bashkëpunim  me Prokurorinë e Shkodrës dhe Administratën e Zonave të Mbrojtura.

Vihen në pranga 3 punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura për “Shpërdorim detyre”.

Gjithashtu janë proceduar penalisht edhe 7 shtetas për “Pushtim toke”.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si edhe të shpërdorimit të detyrës, specialistët e  Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në kuadër të operacionit policor “BREGDET I PASTER”, bënë ndalimin për veprën penale “Shpërdorim detyre”, të shtetasve:

  • R. Z., 57 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë rojë mjedisore në Zonat e Mbrojtura.
  • V. T., 56 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë specialist në Zonat e Mbrojtura.
  • P. K., 65 vjeç, banues në Shkodër, me detyre rojë mjedisore në Zonat e Mbrojtura.

Po kështu janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Pushtimit toke” shtetasit:  Gj. P., 64 vjeç, E. L., 35 vjeç, L. K., 66 vjeç, Gj. M., 58 vjeç, Gj. L., 72 vjeç,  M. K., 61 vjeç, dhe A. P., 47 vjeç, të gjithë banues në Shkodër;

Në zbatim të një plani masash të përbashkët mes Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe Administratës së Zonave të Mbrojtura,  në vijim edhe të operacionit mbarëkombëtar kundër informalitetit, janë ushtruar kontrolle në Zona të Mbrojtura në Qarkun Shkodër.

Si rezultat i kontrolleve ne Velipojë, janë konstatuar një sërë shkeljesh, si gërmime, shpyllëzime,  rrethime me gardh me rrjete dhe me shtylla betoni etj.

Sektori i Monitorimit, ku bëjnë pjesë specialistët dhe rojet mjedisore, ka për detyrë parandalimin, zbulimin dhe luftimin e dëmtimit, pushtimit, shpërdorimit, tjetërsimit, shkretëtirëzimit a degradimit të natyrës, të pyjeve e të tokës pyjore, të cenimit nga ndërhyrjet e pakontrolluara ne mjedisin natyror e ujor të zonës së mbrojtur.

Materialet  procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!