Gjykata e Vlorës ka dhënë të mërkurën masat e sigurisë për pesë nga të arrestuarit në Vlorë në kuadër të operacionit antidrogë ‘Tempulli’ që u shtri në të gjithë vendin. Jurgen Mustaj dhe Edmond Mustaj janë lënë në burg ndërsa tre të tjerët, Detan Meçaj, Eduard Musai dhe Ervi Rrapaj në arrest shtëpiak.
Ndërkohë në dy ditët e ardhshme pritet të jepen edhe masat e sigurisë për personat e tjerë të arrestuar në Vlorë. Kujtojmë që dy ditë më parë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit tha se në operacion u goditën anëtarët e 7 grupeve kriminale dhe u arrestuan mbi 270 persona në të gjithë vendin.
/abcnews.al