Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Operacioni antidrogë Shqipëri-Itali, lëshohen 24 masa sigurie/ Zbardhen emrat e të dyshuarve në trafik, mes tyre edhe Visi i Pojës

schedule20:56 - 27 Nëntor, 2025

schedule 20:56 - 27 Nëntor, 2025

Autoritetet italiane dhe ato shqiptare goditën një grup të trafikut të drogës, që përbëhej në shumicën e tij nga shqiptarë. Operacioni i përbashkët i Prokurorisë së Breshias dhe i SPAK u krye në Itali dhe Shqipëri, pas një hetimi 5 vjeçar për aktivitetin e grupit kriminal.

Gjykata e Breshias ka nxjerrë në total 24 masa sigurie, ndërsa në Itali janë vënë në pranga 10 persona.

Sipas SPAK, grupi i strukturuar kriminal dyshohet se ka importuar lëndë narkotike nga Amerika e Jugut drejt veriut të Europës, e më pas e ka transportuar me automjete të tonazhit të rëndë drejt Italisë.



Prokuroria ka lëshuar masën arrest me burg për këta shtetas:

Vincenzo Bruno, Arlin Buzali, Donald Cala, Gazmend Ferhati, Elton Gjegja, Adriatik Hasa, Erion Kapidani, Oltion Lala, Asti Llupi, Denis Mytiu, Altin Shehaj, Gazmend Shehu, Bledin Doci, Elvis Doci, Juljan Hyka, Eduart Leba, Gentian Shaba, Ogert Shqevi, Denis Tafili, Indrit Tafili, Klodian Vata

Masa arrest shtëpie është lëshuar për shtetasit Giuseppe Iorio, Erald Salla, Enkeleid Tirjaku.

Sakaq, janë arrestuar në shtetin shqiptar Asti Llupi, Erald Salla, Altin Shehaj dhe  Igli Haxhiaj, ish-oficer i Forcave Operacionale.

  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!