Operacioni antidrogë në Vlorë, gjykata jep vendimin për 9 të arrestuarit e tjerë mes tyre dhe policë

schedule14:20 - 18 Dhjetor, 2020

schedule 14:20 - 18 Dhjetor, 2020

Gjykata e Vlorës ka dhënë këtë të prmete vendimin për nëntë të arrestuarit e tjerë në operacionin antidrogë.

Gjykata ka vendosur detyrim paraqitje për 9 personat nën hetim për operacionin hapesira mes të cilëve katër janë punjonjës policie.

Masa detyrim paraqitje u dha për: S.F, Haredin Shkurtaj, Vaip Llalaj, Cerçis Fikaj, Adnan Barjamaj, Alem Lllanaj, Ilir Kadëna,  Artur Veshaj dhe Arjan Tase.

Akuza që rëndon mbi policët është ajo e shpërdorimit të detyrës. Parashikuar nga neni 248 i kodit penal që nuk kanë kontrolluar dhe evidentuar në zonë.

Ndërkohë dy ditë më parë Gjykata ka dhënë masat për 32 prej të arrestuarve lidhur me operacionin. Masa “arrest me burg” është dhënë për 27 prej tyre, kurse 5 të tjerë janë lënë në “arrest shtëpie”.

Në “arrest shtëpie” është lënë Ismet Hyseni i cili ka shfaqur shenja të COVID në seancë si dhe 4 të tjerë që janë shpallur në kërkim. Në këtë seancë është dhënë masa e sigurisë edhe për një efektiv policie./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!