Operacioni antidrogë në Tiranë, policia jep detaje: Grupi i përbërë nga 35 anëtarë, shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave

schedule09:15 - 2 Maj, 2024

schedule 09:15 - 2 Maj, 2024

Pas 4 muajsh hetime, sektori i anti-drogës në Policinë e Tiranës, ka goditur një tjetër grup që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.

Hetimet nisen në muajin janar, ndërsa ne finalizim te operacionit u vunë në pranga 20 persona si dhe u shpallën në kërkim 10 të tjerë. Ndërkohë 5 personave të tjerë u është komunikuar akuza në qeli, ku ndodhen për vepra te tjera penale.

Nga hetimet ka rezultuar se grupi prej 35 personave, e shiste lëndën narkotike në afërsi të shkollave dhe në ambiente të tjera  që frekuentoheshin nga të rinjtë e Tiranës.

“Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 3.5 kg lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 50 doza me lëndë dyshuar narkotike heroinë, 100 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis”.

Pjesë e këtij rrjeti trafikantësh rezulton të jetë edhe Enea Sulejmani, Igli Begaj dhe Shkëlqim Osteni të cilët u arrestuan me 22 mars pasi po transportonin 1 kg kokainë.

Kreu i Policisë së Tiranës tha mes të tjerash se policia po punon për kapjen edhe të 10 personave të tjerë të shpallur në kërkim.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!