Operacioni antidrogë në Shkodër/ Asgjësohen mijëra bimë kanabis, një i arrestuar dhe 5 në kërkim

schedule12:16 - 23 Qershor, 2023

schedule 12:16 - 23 Qershor, 2023

Një person është arrestuar në Shkodër dhe pesë të tjerë janë shpallur në kërkim për kultivim bimësh narkotike. Kjo vjen në kuadër të operacionit ‘Alpe të pastra’ që po kryhet nga policia në zonën e Shkodrës. Nga kontrollet janë gjetur dhe asgjesuar në total 4999 bimë kanabis.

U arrestua Palokë Gjeka dhe u shpallën në kërkim shtetasit Gjon Gjeka, Kristjan Gjeka, Nikolin Gjeka, Mirjan Hasaj dhe Fatjon Ndou.

Në kuadër të kësaj faze, u asgjësuan në total 4999 bimë narkotike cannabis sativa, prej të cilëve: 4180 bimë në fshatin Vajush, Malësi e Madhe; 697 bimë në fshatin Mali Kolaj, Shkodër; 75 bimë në fshatin Berishë e Vogël, Fushë Arrëz dhe 47 bimë në fshatin Repisht, Malësi e Madhe.

I arrestuari dhe pesë të shpallurit në kërkim janë banues në fshatrat ku janë zbuluar bimët narkotike. Kjo fazë e operacionit u zhvillua gjatë tre ditëve dhe angazhoi në terrene malore të Shkodrës, Malësisë së Madhe dhe Fushë Arrëzit, 50 efektivë policie dhe 7 dronë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!