Operacioni antidrogë në Korçë, policia jep detaje, arrestohen 16 persona dhe 3 shpallen në kërkim

schedule10:38 - 17 Qershor, 2023

schedule 10:38 - 17 Qershor, 2023

Është finalizuar pas 1 viti operacioni, i zhvilluar në vazhdën e 2 megaoperacioneve “Knock Doën”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, armëmbajtjes pa leje dhe kultivimit të bimëve narkotike.

Policia thekson se në kuadër të tij u proceduan penalisht 43 shtetas, nga të cilët 10 të ndaluar, 6 të arrestuar në flagrancë, 3 të shpallur në kërkim dhe 24 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.

Gjatë operacionit u sekuestruan në total 9 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 388 gramë kokainë, 1 armë zjarri, municion luftarak, fidanë kanabis, llamba led, 9 automjete, 6 peshore elektronike, 28 celularë dhe shuma parash dhe eurosh, të përfituara nga veprimtaria kriminale.

Sipas policisë gjatë këtij operacioni, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë janë lëshuar 13 masa sigurie “Arrest në burg”, nga të cilat strukturat hetimore në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja” të DVP Korçë kanë ekzekutuar 10 masa ndalimi. Të arrestuarit janë Piro Papapetro 31 vjeç; Petrit Arixhiu 19 vjeç; Bledar Repa 46 vjeç; Taulant Repa 38 vjeç; Ermal Bezhani 36 vjeç; Markelian Kamenica 29 vjeç; Enea Frashëri 26 vjeç; Gentian Koçoli 40 vjeç; Devis Xhaholli 39 vjeç dhe  Martin Kosturi 23 vjeç.

Gjithahstu janë shpallur në kërkim tre të rinj të përfshirë në këtë grup kriminal dhe janë arrestuar në flagrancë shtetasit Isuf Durmishllari 26 vjeç, Minella Pleqi 23 vjeç; Gjergji Renja 32 vjeç; Ardi Sterjo 36 vjeç; Donald Qemal 27 vjeç dhe Nikola Lara 19 vjeç.

Gjithashtu po hetohen në gjendje të lirë edhe 24 shtetas të tjerë.

Ndërkohë vijon puna operative-gjurmuese e proceduriale, për dokumentimin ligjor të veprimtarisë kriminale në ngarkim të personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet të paligjshëm.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!