ELBASAN- Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë për 27 të arrestuarit e operacionit në Elbasan. Prej tyre 16 janë lënë në arrest me burg, 7 në arrest shtëpie dhe 4 të tjerë në detyrim paraqitjeje.
Sipas policisë, nga hetimi u dokumentua aktiviteti kriminal i këtyre shtetasve, të përfshirë në veprimtari kriminale në fushën e shitjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, të cilët vepronin në mënyrë të organizuar në grupe të vogla ose individualisht, në të gjithë qarkun Elbasan.
Gjatë operacioni u sekuestruan sasi lënde narkotike kokainë dhe kanabis, armë zjarri pistoletë dhe kallashnikov, armë gjahu, sasi e konsiderueshme municioni luftarak, peshore elektronike, thika, përforcues grushti, steka duhani të dyshuara të kontrabanduara, laptop, tablet, DVR, targa automjetesh (shqiptare dhe belge), shuma parash në euro, paund, dollar, franga zviceriane dhe 24 celularë./abcnews.al

