Operacioni “Anti-KÇK”, retorika dhe betejat në 6 vite të kryeministrit Rama me krimin

schedule15:27 - 8 Shkurt, 2020

schedule 15:27 - 8 Shkurt, 2020

Në vitin e shtatë si kryeministri Edi Rama ende sillet, si të ishte në fillim të mandatit të parë. Vazhdon të mbështetet tek pika e tij e fortë, imazhi, si dominues ndaj përmbajtjes.

Njohës i mirë i opinionit publik, Edi Rama di të prekë pikat e ndjeshme, sidomos interesin publik për spektakël, që i kombinuar me forcën e pushtetit, maksimizon efektin e operacionit të radhës të imazhit të një kryeministri që ka edhe kostot e mbi 6 viteve përgjegjësi qeverisëse mbi shpinë.

E tillë duket iniciativa “Anti-KÇK”, që dominoi debatin publik javën politike që lamë pas, e cila po përcillet me mesazhe të përmbajtura nga ndërkombëtarët e kritika të forta nga juristë, gazetarë e vetë opozita.

Emërtimi folklorik “Kap Ça të Kapësh”, u shpall së pari tetorin e kaluar, teksa kryeministri iu rikthye akuzave ndaj prokurorit të Durrësit Arian Ndoj, që kishte kërkuar e marrë urdhër arresti për drejtorin e kadastrës së Durrësit.

“Ka ardhur koha që të reagojmë me forcë ndaj prokurorëve e gjykatësve që nuk kalojnë vettingun, KÇK”, tha Rama në tetor të vitit 2019.

Një muaj më vonë kryeministri Rama kultivonte kuriozitetin publik.

Prezantimin e asaj, që tani e quan paketa anti KCK e bëri në stilin e one man show.

Në fakt nuk e paraqiti, aq shpejt sa e deshi. Gati dy muaj më vonë, Km ende premtonte paketën, që thoshte se po e përgatiste me ndërkombëtarët…

Ndiqni të plotë emisionin “Politika në Abc News” të përgatitur nga gazetarja Mimoza Koçiu:

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!