Operacioni anti-kanabis në Vlorë, behet rivlerësimi i masave të sigurisë për të hetuarit

schedule10:33 - 18 Dhjetor, 2020

schedule 10:33 - 18 Dhjetor, 2020

Mbahet sot seanca e vlerësimit të masës së sigurisë për 9 persona nën hetim lidhur me operacionin anti-kanabis, mes tyre edhe një i mitur në gjykatën e Vlorës.

Gjyqtarja Elona Mihali tha se grupet do të ndahen nga tre persona, ndërsa shpallja e vendimit do të bëhet bashkarisht për të gjithë. Një ndryshim ky nga dy ditë më parë ku në sallë ndodheshin rreth 32 persona, në një kohë kur janë në fuqi rregullat anti-Covid.

Në mesin e 9 personave është edhe një i mitur. Ndërsa konfirmimi i masës së sigurisë bëhet aktualisht edhe për 4 efektivë të policisë së Himarës. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!