Policia e Shtetit në bashkëpunim me SPAK, kanë nisur një operacion në Sarandë kundër prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike kanabis dhe kokainë.
Operacioni ka nisur në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte. Mësohet se nga ky aksion janë ndaluar mbi 5 persona ndërsa ndaj këtij grupi kriminal mësohet se janë lëshuar rreth 10 masa sigurie.
Procedimi ndaj këtij grupi kriminal ka nisur në vitin 2020 nga SPAK. Ende nuk dihet nëse ky operacion ka lidhje edhe me operacionin e mëparshëm nga SPAK ku te përfshirë ishin edhe zyrtarë të policisë. Ndërkohë për sa i përket aksionit të sotëm janë kontrolluar dhjetëra banesa.
/abcnews.al/