Operacion përpara Euro 2020, ylli i Interit heq sikletin e madh

schedule15:38 - 17 Maj, 2021

schedule 15:38 - 17 Maj, 2021

Nicolo Barella ka qenë një nga lojtarët më të dalluar të Interit në këtë sezon. Një “luftëtar” në mesfushë dhe tre gola e nëntë asiste sezonalë në Serie A.

24-vjeçari fitoi titullin e parë kampion me ekipin zikaltër, që dominoi futbollin italian duke rrëzuar Juventusin nga froni.

 

Lukaku dhe Barella

Barella ka përfituar të bëjë një ndërhyrje kirurgjikale ditën e sotme. Lojtari sard ka kryer një ndërhyrje në hundën e tij.

Interi raporton se operacioni ka shkuar me sukses, Barella do të qëndrojë disa ditë pushim dhe më pas do të nisë grumbullimin me Italinë për Euro 2020. /abcnews.al