Një operacion kundër trafikimit të lëndëve narkotike është zhvilluar nga autoritetet italiane. Në këtë operacion mësohet se kanë bashkëpunuar policia shqiptare si edhe SPAK.
Mësohet se janë dhënë 83 masa sigurie. Një pjesë e konsiderueshme shqiptarë. Aktiviteti kriminal zhvillohej në Itali, Spanjë, Hollandë, hetimet kanë zgjatur rreth dy vite.
Nga ky aksion janë sekuestruar automjete, lëndë narkotike si edhe janë gjetur armë. Aktualisht operacioni është në vijim, ka një numër të lartë të personave të ndaluar përfshirë edhe drejtues të grupeve kriminale.
Gjithashtu mësohet se është dokumentuar veprimtaria e katër grupeve kriminale që aktivitetin e tyre e kanë shtrirë në të gjithë Europën. Paralelisht në Shqipëri janë hetuar edhe pasuritë e personave përkatës.
“Janë sekuestruar në Shqipëri mbi 200 llogari bankare të personave të përfshirë në këtë aktivitet, 30 shoqëri tregtare, 18 pasuri të paluajtshme dhe pasuri të tjera të luajtshme. Këto janë pasuri që dyshohet se janë krijuar në sajë të veprimtarisë kriminale të trafikut të drogës”, tha prokurori Vladimir Mara.
Sakaq në 27 qershor të vitit 2023 në Shqipëri janë arrestuar 21 persona.
/abcnews.al/