Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Operacion masiv në Pogradec, sekuestrohen armë, drogë dhe 100 mijë euro. Kontrollohet edhe banesa e të kërkuarit Erjon Llapushi

schedule08:08 - 17 Janar, 2025

schedule 08:08 - 17 Janar, 2025

RENEA, FNSH, forcat Shqiponja dhe Forcat e Posaçme Operacionale janë duke zhvilluar një operacion masiv për drogë, armë dhe kapje të personave në kërkim në Pogradec. Gazetari Roland Beqiraj raporton se deri në këto momente janë zhvilluar dhjetëra kontrolle.

Burime bëjnë të ditur se janë sekuestruar armë zjarri, armë gjahu e armë të ftohta, mbi 100 mijë euro e lëndë narkotike. Forcat RENEA kanë rrethuar edhe banesën të kërkuarit Erjon Llapushi, dhe po ushtron kontroll të imtësishëm.

Deri më tani janë shoqëruar 14 persona.



Erjon Llapushi akuzohet për vrasjen e kamarierit Gazment Kurmaku në një lokal në Elbasan në vitin 2021. Llapushi është një personazh i skeduar për aktivitet kriminal, dhunë dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore. Aktiviteti i tij kriminal ka nisur që nga viti 2007 me kanosje, plagosje deri në vrasje./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!