Operacion kundër trafikimit dhe emigracionit/ Lëshohen 26 urdhër arreste. Të përfshirë edhe efektivë

schedule10:13 - 12 Prill, 2024

schedule 10:13 - 12 Prill, 2024

Një operacion i gjerë i shtrirë në të gjithë Shqipërinë por edhe me gjerë është kryer nga Drejtoria e Përgjithshme kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe emigrantëve të paligjshëm.

Gazetari Ervin Leka tha për ABC News se operacioni është shtrirë në disa qytete të vendit kryesisht në pikat kufitare, por edhe në zonat ku kalojnë rrugën ndërqytetase.

Mësohet se nga ky operacion janë rreth 26 urdhër arreste, ndërsa të përfshirë në trafikim janë edhe efektivë të policisë.  Krahas policisë në këtë operacion të gjerë është i përfshirë edhe SPAK.

Bëhet fjalë për 4 efektivë të përfshirë në trafikim të qenieve njerëzore si edhe emigracionit të paligjshëm. Dyshohet se trafikantët kalonin klandestinë nga kufiri me Greqinë në territorin shqiptar.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!