Policia italiane ka shkatërruar një rrjet të gjerë kriminal që merrej kryesisht me shpërndarjen e drogës. Në një operacion të zhvilluar në Parma, agjentët kanë arrestuar 14 persona, 4 prej të cilëve janë shqiptarë. Hetimet për operacionin e quajtur “Tabula Rasa” kanë zgjatur 15 muaj.
Gjatë kësaj periudhe, autoritetet italiane kanë sekuestruar në total 23 kilogramë drogë, që kap vlerën e 1.5 milionë eurove. Gjithashtu janë sekuestruar edhe 615 mijë euro. Mediat italiane shkruajnë se droga sigurohej nga shqiptarët, për të cilët besohet se kishin role të rëndësishme në bandën kriminale. Ata trafikonin kryesisht heroinë./abcnews.al