Operacion i rrallë/ Mjekët e Traumës heqin tumorin në kokën e pankreasit

schedule15:48 - 7 Dhjetor, 2024

schedule 15:48 - 7 Dhjetor, 2024

Një ndërhyrje e vështirë kirurgjikale  është kryer në spitalin e Traumës në Tiranë. Kirurgët i kanë hequr tumorin në pankreas një pacienti 57 vjeç me një procedurë të veçantë.

“Kanceri i kokës së pankreasit është shumë komplekse si pathologji, vetë lokalizimi është në një zonë ku  përfshinë pankreasin, duodenin, stomakun, rrugët e tëmthit dhe ndërhyrja është shumë komplekse, do të thotë hiqet një pjesë e stomakut duodeni,  pankreasi dhe pastaj rindërtohet e gjithë anatomia nga e para”.

Operacioni zgjati rreth tre orë e gjysmë dhe megjithë kompleksitetin e ndërhyrjes  mjekët thonë se ishte një sukses.

“Është bërë një operacion me protokolle  të mirëfillta onkologjike si në të gjithë botën, dhe duke iu referuar dhe përgjigjes së biopsisë mendojmë se do të ketë goxha përfitim”.

Ndërhyrje të tilla nuk janë të shpeshta  pasi tumoret e pankreasit janë ndër më të vështirat për tu trajtuar  dhe më agresivët. Sipas mjekëve trajtimi në kohë rrit jetëgjatësinë e pacientit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!