Operacion “blic” në malësinë e Krujës, zbulohen 50 parcela me lëndë narkotike

schedule09:51 - 27 Gusht, 2020

schedule 09:51 - 27 Gusht, 2020

Forca të shumta policore dhe të FNSH prej disa ditësh janë duke kryer një operacion në zonat e malësisë së Krujës.

Burimet policore  thonë se forcat operacionale të Qarkut Durrës dhe nga Tirana janë duke krehur zonën e malësisë së Krujës, ku dyshohen parcela të mbjella me lëndë narkotike.

Siç raporton gazetari Ahmet Zani për ABC News mësohet se gjatë ditës së djeshme janë asgjësuar 1800 rrënjë canabis sativa në 50 parcela.

Të njëjtat burime citojnë se në orët e para të mëngjesit të sotëm, grupe nga këto forca policie kanë zhvilluar kontrolle në disa fshatra në malësinë e Krujës, ndërsa janë vendosur në ndjekje penale disa persona, madje dhe kryetarë të fshatrave të kësaj zone.

Ndërkohë pritet të njoftohen në vijim rezultatet e operacionit të zhvilluar prej disa ditësh.

Kjo zonë ka shfaqur edhe herë të tjera raste të kultivimit të lëndëve narkotike.

Zona e malësisë së Krujës mbetet ndër zonat më problematike të kultivimit të lëndëve narkotike./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!