Operacioni anti-drogë është shtrirë edhe në qytetin e Korçës.
Burime të policisë bëjnë të ditur se rreth 18 persona janë arrestuar gjatë orëve të fundit nga Drejtoria Vendore e Qarkut të Korçës.
Në operacion janë përfshirë më shumë 50 se forca policie jo vetëm në qytetin e Korçës, por edhe në zonat e tjera të juglindjes së vendit.
Të arrestuarit mësohet se janë kryesisht shpërndarës të lëndëve narkotike, përfshi dhe ato të forta ashtu siç mësohet të jenë arrestuar persona të cilët njihen si prodhues e shpërndarës të lëndëve narkotike.
Operacioni po vijon në Korçë, Maliq dhe Pogradec./abcnews.al