Opera e parë shqiptare “Mrika” vjen në skenë pas 32 vitesh me artistët e rinj

schedule18:29 - 15 Prill, 2022

schedule 18:29 - 15 Prill, 2022

Opera e parë shqiptare “Mrika “e kompozitorit të shquar shqiptar Prenk Jakova merr jetë kësaj here nga klasa e operas  nënë drejtimin e Suzana Turkut me regji  Rozi Kostanit.

“Është e vërtet që kjo opera nuk është vënë në skenë që para viteve 90. Pas 32 vitesh kjo pjesë merr zë nga artistët e rinj, studentët  e klasës së operas të cilët e këndonin shumë bukur dhe i japin ngjyra.”

Dirigjentja e cilëson një domosdoshmëri dhënies zë të veprave shqiptare për brezin e ri.

“Është e rëndësishme që artistët e rinj të njihen dhe të interpretojnë vepra shqipe,  ato nuk duhet të flenë në sirtare”. Do jete akti i parë i  operas” Mrika” , ku nuk do  të mungojë as kostumet dhe as skenat e menduara me shumë kujdes nga regjisorja Rozi Kostani. Ky është një produksion i cili vjen nga brezi i ri,  jo vetëm në vokal , por edhe kostumet dhe skenografia janë realizuar nga studentët e artit pamor.”

Holli i Universitetit të Arteve do të jetë skena , ku  do të vihet akti i parë i Mrikës. Turku thotë se përmes këtyre personaliteteve femërore të prezantuara në fotografive jepet edhe historiku i kësaj vepre të rëndësishme shpjegon Turku.

Shfaqja do të jetë të shtunën dhe të dielën në kuadër të festimeve të 60 vjetorit të fakultetit të muzikës. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!