Onana i “shkel syrin” Barcelonës: Shtëpia ime, do kthehesha sërish

schedule12:38 - 13 Prill, 2020

schedule 12:38 - 13 Prill, 2020

Andre Onana është një portier shumë interesant dhe i aftë mes shtyllave. Kamerunasi u transferua te Barcelona në moshën 14-vjeçare nëpërmjet fondacionit të Samuel Eto, dhe qëndroi 5 vite në moshat e klubit spanjoll.

Në vitin 2015 erdhi transferimi tek Ajaksi, skuadër me të cilën vazhdon të luajë. Shumë klube evropiane interesohen për shërbimet e tij si: Barcelona, Chelsea, PSG. 24-vjeçari afrikan ka folur rreth së ardhmes, duke i “shkelur syrin” klubit katalanas.

Barcelona është shtëpia ime, kam raporte të mira me presidentin dhe trajnerët. Nëse do më duhet të kthehem, unë do kthehem atje, por është shumë herët për të diskutuar transferimin. Jam futbollist i Ajaksit, të shohim çfarë do të ndodhë në fund të sezonit. Këto punë i përkasin agjentit tim“, deklaron Onana. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!