Omicron “zjarr” infektimesh në Itali, 333 viktima

schedule21:41 - 22 Janar, 2022

schedule 21:41 - 22 Janar, 2022

Italia regjistroi sot 171,263  raste të reja me koronavirus nga 1,043,649 tamponë që bëri (një ditë më parë kishte 179,106 raste nga 1,117,553 teste).

Norma e pozitivitetit sot ishte 16.4%.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë. Të vdekurit në 24 orët e fundit ishin 333 (të enjten 373) ndërsa të shëruarit janë 148.756.

Shtrimet në kujdesin intensiv ranë me 31 pacientë.

Sot ishin 19442 pacientë të shtruar me simptoma në pavijonet e zakonshme, 43 më pak se dje.

Italia pezulloi mbi 2 mijë mjekë pasi nuk pranuan të vaksinohen./ Abcnews.al