Omicron rrit ndjeshëm numrin e të infektuarve në Kosovë

schedule15:00 - 4 Janar, 2022

schedule 15:00 - 4 Janar, 2022

Omicron ka rritur ndjeshëm rastet me COVID në Kosovë. Në 24 orët e fundit janë raportuar 108 raste të reja me COVID.

Fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19. Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sot janë shëruar 11 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.078.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.161 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.677.000 doza të vaksinës.

Deri më sot 784.166 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 6.169 testime, 108 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Në total numri i rasteve aktive është 637. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!