Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Omicron” prek edhe Manchester City, 21 të izoluar mes tyre edhe Guardiola

schedule14:15 - 6 Janar, 2022

schedule 14:15 - 6 Janar, 2022

Varianti i ri i covid-19, “Omicron” ka prekur edhe skuadrën e Manchester City.

Lajmin e ka bërë të ditur skuadra e Man.City në sajtin e saj, teksa thuhet se ka rezultuar pozitiv i infektuar me covid-19 trajneri Pep Guardiola i cili është izoluar menjëherë dhe  21 pjesëtarë të stafit mes tyre 7 futbollistë janë të izoluar teksa presin me ankth edhe përgjigjjen e testeve të bëra.

Edhe pse “Qytetarët” i ka kapluar covid-19, ndeshja e ditës së nesërme kundër Swindon, e vlefshme për FA Cup do të vijojë sipas programit të saj.



Covid-19 nuk po njeh kufi teksa janë regjistruar raste të shumë të infektuarisht në Angli, Itali dhe Spanjë, situatë kjo që ka alarmuar gjithë futbollin europian. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!