Omicron dominues, mbi 170 mijë të infektuar në Britani

schedule18:26 - 7 Janar, 2022

schedule 18:26 - 7 Janar, 2022

Britania regjistroi të premten 178,250 raste të reja të Covid-19. Sipas të dhënave të fundit 229 persona kanë humbur jetën në orët e fundit  si pasojë e komplikacioneve të virusit.

Këto shifra janë pak më të ulëta se të enjten, kur u raportuan 231 vdekje dhe 179,756 infeksione.

Megjithatë, situata e pandemisë në Britani është përkeqësuar javët e fundit, pasi varianti Omicron ka rritur shifrat e të infektuarve. g.v/abcnews.al