“Omicron” bën kërdinë në Itali

schedule18:46 - 3 Janar, 2022

schedule 18:46 - 3 Janar, 2022

Itali po përballet me shifra shumë të larta infektimesh në vitin që sapo ka nisur, ndikuar nga varianti i ri “Omicron”.

Sot nga 445,321 testime që janë bërë janë zbuluar 68,052 raste të reja me COVID. Numri është mjaft i lartë krahasuar me dje ku u regjistruan 61.046 infeksione nga 278.654 testime.

140 pacientë kanë ndërruar jetë në spitale duke e çuar totalin e fataliteteve që nga fillimi i pandemisë në 137.786.

Ndërkohë që sot sipas shifrave të ministrisë së Shëndetësisë, 13.379 njerëz u shëruan./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!