Olta Xhaçka vizitë në Shkup: Bashkëpunim dypalësh për stabilitet rajonal

schedule23:06 - 25 Shkurt, 2019

schedule 23:06 - 25 Shkurt, 2019

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, në një konferencë të përbashkët shtypi me homologen e saj të Maqedonisë së Veriut, përshëndeti bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve. “Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO i sherbern sigurise dhe stabilitetit ne rajon”,- theksoi ministrja Xhaçka.

Rajoni i Ballkanit Perendimor është duke ndryshuar pamjen e vet, theksoi Ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë Radmilla Sheqerinska, gjatë takimit të sotëm me homologen shqiptare Olta Xhacka. Maqedonia bëri hapa të rëndësishëm serioz në rregullimin e marrëdhënieve me fqinjët, duke nënshkruar Marrëveshjen e Prespës dhe një varg vendime serioze që mundësuan vendi të jetë shumë më afër integrimeve, tha Radmilla Sheqerinska duke shtuar se Shqipërinë  e sheh si fqinj të mirë e cila midis të parëve ratifikoi protokollin aderues për anëtarësim në NATO

Radmilla Sheqerinska, Ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë: “Kështu sillen vetëm vetëm miqët e vërtetë dhe aleatët e  mirë dhe të jeni të sigurtë se këtë e çmojmë dhe nuk do ta harrojmë kurrë. Fakti se vendet e para fqinje nga rajoni Greqia, Shqipëria , Bullgaria dhe Sllovenia të parët e ratifikuan protokollin për aderimin tonë në Nato, dëshmuan se vlerat e NATO-s janë edhe vlera tona”.

Ministrja e mbrojtjes e Shqipërisë Ollta Xhacka gjatë vizitës zyrtare në Maqedoni theksoi se sheh me optimizëm në avancimin e të gjitha vendeve të rajonit, ndërsa Maqedonia  me zgjidhjen e kontestit shuëmvjecar me Greqinë, me ligjin  e gjuhëve, por edhe me një liderizëm të mirë dëshmoi se meriton anëtarësimin në NATO.

Republika e Shqipërisë sivjet do të shënojë 10 vjetorin jubilar të anëtarësimit të saj në NATO ndërsa vetë aleanca 70 vjetorin e ekzistimit. Pikërisht në këtë përiudhë Maqedonia me të gjitha sfidat duhet të jetë anëtare e 30 e NATO-s. Sfidat në planin e brendshëm poashtu edhe në atë të jashtëm edhe më tej janë prioritet me qëllim të përparimit të shteteve në planin ekonomik, kulturor dhe të sigurisë, – theksuan ministrat e mbrojtjes të të dyja vendeve./abcnews.al