6 Marsi, Rama ia lë në “dorë” Olta Xhaçkës zgjedhjet në Shkodër

schedule16:07 - 24 Janar, 2022

schedule 16:07 - 24 Janar, 2022

Olta Xhaçka është zgjedhur nga Kryeministri Edi Rama si e deleguara e socialistëve për të menaxhuar zgjedhjet vendore të 6 Marsit në Bashkinë e Shkodrës.

Në Shkodër PS pritet të kandidojë një grua. Majlinda Angoni, prefektja e qarkut pritet të zyrtarizohet si kandidate për Bashkinë. Kryebashkiakja Voltana Ademi do të kërkojë një mandat si e propozuar e Komisionit të Rithemelimit, por emër i propozuar është edhe ai i ish-deputetit, Bardh Spahia. Emri më i kuotuar nga PD në këtë është Xhemal Bushati.

Në Vorë, socialistët pritet tja besojnë garën për bashkinë, ish-prefektit Mersin Murati. Në Lushnje socialistët do t’i besojnë kryetares së komanduar pas arrestimit të Fatos Tushes. Eriselda Sefa do të kërkojë një madnat 1 veçar deri në vitin e ardhshëm ku do të ketë garë për pushtetin të gjithë pushtetin vendor.  Nga Komisioni i Rithemelimit janë propozuiar Arben Zajmi dhe Daniel Shandro.  Kryetarari i Komanduar në Bashkinë e Rrogozhinës, Edison Memolla pritet të jetë kandidati i PS për bashkinë. Edison Memolla ka edhe lidhje gjaku me kryebashakiakun e ndjerë Haxhi Memolla.

Në bashkinë e Durrësit, kryetarja e komanduar Emirjana Sako pritet të jetë kandidatja e socialistëve për të përmbyllur mandatin. Kreu i degës së PD në Durrës, Luan Hoti i është vetëofruar Lulzim Bashës si kandiat për bashkinë, teksa grupi i Berishës pritet të shkojë drejtë emrit të ish-numrit 2 të degës Durrës, Ardjan Muka. /abcnews.al