Olsi Rama: Titulli është një objektiv i vogël, është më lehtë që të përgatisësh një derbi

schedule22:04 - 6 Mars, 2023

schedule 22:04 - 6 Mars, 2023

Drejtori i Partizanit, Olsi Rama ka folur për Oversport pas fitores së derbit.

“Janë ditë pune të zakonshme, me problematikat e zakonshme të njerëzve që mundohen të ngrenë nivelin e Partizanit. Pas humbjes ndaj Vllaznisë, i kishim vënë qëllim vetes që të reagonim në fushë dhe mendoj që lojtarët e treguan.

Titulli është një objektiv i vogël, ajo që ne punojmë për ditë është që të rrisim nivelin e ekipit, që të fitojmë në vazhdimësi. Nëse zhvillojmë ndeshjes si sot, atëherë në fund do të bëjmë llogaritë dhe besoj që do të dalim mirë.

Menaxhimi i situatës me qetësi? Është më lehtë që të përgatisësh një derbi, sepse lojtarët kanë vetë motivimin e duhur. Detyra jonë është që tu kujtojmë që duhet të jenë profesionist çdo ditë dhe çdo natë. Renditja e tregon, që është një kampionat interesant, që javë pas jave dhuron surpriza. Tirana bashkë me ne është për titull, Vllaznia apo Egnatia. Të gjitha ekipet mund të të hapin probleme në çdo ndeshje.

Gjykimi? Unë mundohem që të jem sa më koherent, nuk më intereson vetëm rezultati. Duhet të përgëzoj arbitrat sepse mbajtën një metër gjykimi. U bë një lojë burrërore dhe nuk pati kontestimeve mes palëve. Ky është roli i arbitrave, që të jenë të padukshëm dhe të vendosin drejtësi. Duhet të kemi besim tek gjyqtarët, që ti ndihmojmë edhe ata”, ka thënë Rama.