Olsi Rama: Po të mos kisha parë detajet do thoja se goli ishte i rregullt

schedule21:51 - 31 Mars, 2022

schedule 21:51 - 31 Mars, 2022

Olsi Rama, drejtori i Partizanit, është ndalur tek episodi më i përfolur i kësaj ndeshjeje, goli i anuluar i Vllaznisë në minutat e fundit të lojës. Ai ka folur dhe ka shpjeguar se përse goli u anulua.

“Sulmuesi i Vllaznisë ka vënë dorën te Masanga për t’u ngritur, këtë e pashë me përsëritje. Që të jem korrekt kur ankohem për arbitrat. Por të mos e kisha parë si detaj, do të kisha thënë që ishte gol i rregullt. Mendoj se faulli ka qenë te Masanga, pastaj u mbetet arbitrave që ta interpretojnë.

Barazimi nuk kompromenton asgjë. E mira e Kupës është që janë dy ndeshje. E dinim që duhej të shkonim për të fituar me Vllazninë në Shkodër. E dimë që duhet ta bëjmë edhe në ndeshjen në kampionat. Ndaj normalisht nuk ndryshon asgjë. Mbaj mend një herë e një kohë një ndeshje të Juventusit ndaj Bajernit që thoshte Alegri dua të dalim 0-0. Por atëherë ishte rregulli i golit në fushë kundërshtare e tani nuk është më. Tani do të na duhet patjetër që në çdo situatë të gjejmë golin dhe duhet të kthejmë e gjejmë atë aromën e golit dhe të kthehemi fitues”, deklaroi Rama para mediave./ h.ll/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!