Olsi Rama “blindon” Alban Hoxhën dhe zbulon planet e merkatos

schedule19:47 - 14 Qershor, 2020

schedule 19:47 - 14 Qershor, 2020

Olsi Rama e di mirë që deri më tani sezoni është zhgënjyes për Partizanin, ndaj edhe e pranon në deklaratën e dhënë për mediat pas fitores 8-1 kundër Luftëtarit. “Do të bëjmë çmos në ndeshjet që vijnë, për të arritur rezultatet maksimale”, shprehet Rama, ndërkohë që mendon se Europa është e arritshme.

“Kemi 41 pikë tani dhe jemi me një këmbë në Europë. Duhet të mendojmë gjithmonë ndeshjen e radhës. Ndeshjet janë të ngarkuara psikologjikisht, lojtarët vijnë nga një sezon jo normal dhe pas një periudhë kur qëndruan afro 2 muaj në shtëpi. Duhet të vlerësojmë çdo ndeshje që mos përzihemi në ujërat e pista. Synimi jonë është ndeshja e radhës, që është ajo me Flamurtarin”, shtoi Rama, i cili më pas foli edhe në lidhje me rinovimet.

“Kemi menduar edhe me rinovime, po punojmë me stafin teknik. I kemi folur hapur të gjitha gjërat si një familje. I kemi thënë pakënaqësitë dhe detyrat që duhet të kenë. Që të gjithë e dinë, që këto ndeshje janë ndeshje që duhet të tregojnë edhe vlerat morale, që të meritojnë të jenë pjesë e rindërtimit të Partizanit”.

“Kapiteni Hoxha? Albani është lojtari më i vjetër i ekipit. Padiskutim është pjesë e planeve tona për të vazhduar më tej. U kam folur djemve dhe u kam thënë që ka disa lojtarë që kanë ende kontratë me Partizanin. U kam thënë që edhe për ata 2 muajt e ardhshme janë vendimtare për të ardhmen. Janë marrëdhënie burrnore, duke u bazuar jo vetëm te kontrata, por edhe te respekti reciprok.

Alban Hoxhën unë e kam parë edhe të Kombëtarja, te Tirana nuk e di. Unë mendoj që Alban Hoxha të ardhmen do e ketë te Partizani”, deklaroi Rama fill pas ndeshjes me Luftëtarin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!