Komisioni Europian ngre sirenën e alarmit mbi dështimin e arritjes së një marrëveshjeje për reformës zgjedhore.
Për ekzekutivin europian, dështimi i kësaj reforme rrezikon avancimin e Shqipërisë në integrimin europian.
Komisioneri Evropian për zgjerimin dhe politikën e fqinjësisë, Oliver Varhelyi është shprehur, se pa këtë reformë, do të jetë shumë e vështirë për të ecur përpara dhe do të ishte për të ardhur keq nëse do humbej momentumin që u arrit për Shqipërinë në gjirin e shteteve anëtare.
“Jam informuar për dështimin e djeshëm. I bëj thirrje të gjitha palëve, brenda Parlamentit dhe jashtë Parlamentit për të tentuar sërish për reformën zgjedhore. Është një reformë shumë e rëndësishme që duhet kryer. Pa këtë reformë, do të jetë shumë e vështirë për të ecur përpara dhe do të ishte për të ardhur keq nëse do humbej momentumin që arritëm të krijojmë me Shqipërinë dhe shtetet anëtare. Ndaj i inkurajoj të gjithë, në vend që të punojnë për arritjen e një marrëveshje. Ne na duhet kjo marrëveshje dhe shpresoj që kjo do arrihet në orët ose ditët që vijnë. Është thelbësore”, tha komisioneri për zgjerimin Oliver Varhelyi.
Komisioneri Varhelyi e bëri këtë deklaratë në një konferencë për shtyp në Bruksel mbi instrumentet e financimit të aksionit të jashtëm të Bashkimit Europian.
Në këtë konferencë, komisioneri konfirmoi, se Komisioni Europian përgatitet që të prezantojë kuadrin negociues me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë javën e ardhshme dhe se do të prezantojë një paketë investimesh për Ballkanin Perëndimor në vjeshtë./abcnews.al