Inter dhe Oliver Giroud duket se janë më afër se kurrë. Francezi kërkon ribashkimin me Antonio Conten, i cili e shikon Giroud si elementin që i mungon sulmit zikaltër. Që nga dëmtimi i Alexis Sanchez me kombëtaren e Kilit, Lautaro dhe Lukaku kanë mbajtur peshën e sulmit interist.
Fituesi i Kupës së Botës nuk po gjen hapësira në formacionin e Frank Lampard. Shkëlqimi i Tammy Abraham këtë sezon apo dhe paraqitjet e mira të Michy Batshuayi e kanë kthyer francezin në zgjedhjen e tretë të trajnerit Lampard.
33-vjeçari kërkon më shumë minuta, pasi kërkon të jetë protagonist me kombëtaren e Francës në Europianin që mbahet këtë verë që vjen. Sipas ‘Gazzzeta dello Sport’, Inter dhe Chelsea janë drejt një marrëveshje për rreth 7 milionë €. Oliver ka shënuar vetëm 5 gola në 44 ndeshje në Premier League, por ai ka luajtur si zëvendësues në shumicën prej tyre. /abcnews.al