OKB: Ukraina pritet të arrijë kulmin e infeksioneve me Covid-19 në tetor

schedule15:12 - 12 Shtator, 2022

schedule 15:12 - 12 Shtator, 2022

Organizata Botërore e Shëndetësisë pret që shpërthimi i Covid-19 në Ukrainë të arrijë kulmin në tetor, tha në një deklaratë ditën e sotme drejtori i përgjithshëm i Organizatës Tedros Adhanom Ghebreyesus, sipas mediave të huaja.

“Tani po shohim një rritje të rasteve me Covid-19 në Ukrainë. Ne parashikojmë që ky transmetim mund të arrijë kulmin në fillim të tetorit dhe spitalet mund të jenë afër kapacitetit të tyre”, tha Gebregesus.

“Priten mungesa të oksigjenit sepse burimet kryesore të furnizimit janë në zonat e pushtuara të vendit”, tha ai.

Pushtimi rus i Ukrainës në shkurt pati një ndikim të rëndësishëm në kujdesin shëndetësor, me OBSH-në që konfirmoi mbi 500 sulme në infrastrukturën e kujdesit shëndetësor në vend, të cilat vranë rreth 100 njerëz.

Gebregesus gjithashtu deklaroi se për shkak të luftës, përhapja e poliomielitit mund të shënojë rritje.

“Ne jemi shumë të shqetësuar për potencialin e përhapjes e poliomielitit për shkak të boshllëqeve dhe lëvizjeve masive të popullsisë për shkak të luftës,” tha ai.

Ukraina ka kryer një fushatë të ulët vaksinimi kundër COVID dhe poliomielit, një sëmundje infektive që prek kryesisht fëmijët dhe mund të shkaktojë paralizë dhe, në raste të rralla, vdekje.

Në vitin 2021, dy raste të poliomielitit u raportuan në Ukrainë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!