“Një operacion tokësor në Rarah do të ishte një tragjedi e papërshkrueshme”.
Kështu deklaroi kreu i OKB-së për Çështjet Humanitare, Martin Griffiths. Pas gati shtatë muajsh armiqësish brutale që kanë vrarë dhjetëra mijëra njerëz dhe kanë gjymtuar dhjetëra mijëra të tjerë, Gaza po përgatitet për më shumë vuajtje dhe mjerim.
Bota u ka bërë thirrje autoriteteve izraelite për javë të tëra që të mos sulmojnë Rafah, por një operacion tokësor pritet të ndodhë së shpejti.
Për qindra mijëra njerëz që janë zhvendosur në pikën më jugore të Gazës për t’i shpëtuar sëmundjeve, urisë, varrezave masive dhe luftimeve të drejtpërdrejta, një pushtim tokësor do të shkaktonte edhe më shumë trauma dhe viktima,
“Ndërkohë, pengjet e mbetura nuk janë liruar ende. Zia e bukës po pushton. Rregullat e luftës vazhdojnë të shkelen.
Civilët duhet të mbrohen dhe nevojat e tyre duhet të plotësohen. Ne mirëpresim rihapjen e vendkalimit Erez në Gazën veriore për të dërguar ndihmat nga porti Ashdod dhe Jordania.
Ne mirëpresim gjithashtu përpjekjet për të sjellë ndihma nga deti. Të gjitha dërgesat e ndihmës duhet të lehtësohen dhe mbrohen.
Këto përmirësime në sjelljen e më shumë ndihmave në Gaza nuk mund të përdoren për të përgatitur ose justifikuar një sulm të plotë ushtarak në Rafah”, tha ai.
/abcnews.al