OKB: Ndryshimet klimatike, COVID-19 dhe konfliktet nxitën nevojën për ndihmë humanitare

schedule15:16 - 3 Dhjetor, 2021

schedule 15:16 - 3 Dhjetor, 2021

Një në 29 persona në mbarë botën kanë nevojë për ndihmë humanitare, sipas Organizatë së Kombeve të Bashkuara. Numri i njerëzve në nevojë vazhdon të rritet “në mënyrë alarmante”, me një total prej 274 milionë njerëz që pritet të kenë nevojë për ndihmë humanitare vitin e ardhshëm – 17% më shumë nga viti 2020.

Një numër në rritje i njerëzve po luftojnë me urinë dhe varfërinë ekstreme pjesërisht si rezultat i motit më ekstrem, si uraganet Eta dhe Iota që goditën Amerikën Qendrore vitin e kaluar dhe thatësirës ​​në Afganistan, më e keqja në 27 vite, thanë zyrtarët e OKB-së. Kjo është e barabartë me vendin e katërt më të populluar në botë”, tha Martin Griffiths, në një konferencë shtypi për fillimin e Përmbledhjes Humanitare Globale 2022.

“Ne synojmë të ndihmojmë 183 milionë nga njerëzit më të rrezikuar– sërish një rritje nga viti i kaluar. Për këtë, po kërkojmë një rekord prej 41 miliardë dollarësh për të përmbushur nevojat humanitare të botës në vitin 2022″, tha ai.

Griffiths tha se nevojat e agjencive humanitare janë të njohura dhe përfshijnë konfliktet e zgjatura, paqëndrueshmërinë politike, ekonomitë në dështim dhe krizën klimatike. Ai tha se 45 milionë njerëz që jetojnë në 43 vende janë “të rrezikuar nga uria”.

Në vitin 2021, me ndihmën e shumë qeverive dhe me punën e palodhur të shumë agjencive kombëtare dhe ndërkombëtare, ushqimi, ilaçet, shërbimet e kujdesit shëndetësor dhe ndihma të tjera iu dhanë 107 milionë njerëzve, 70 për qind e objektivit, bëri të ditur Zyra e OKB-së për Koordinim i Çështjeve Humanitare (OCHA).

OCHA gjithashtu ndihmoi në koordinimin e vaksinimit të miliona njerëzve në Mianmar, ku nevoja për programe shëndetësore dhe ushqimore po bëhet “më e tmerrshme, më e komplikuar, më e ndjeshme”, shtoi zyrtari i OKB-së.

/abcnews.al