Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka paralajmëruar se “nacionalizmi i vaksinimit” po rritet me shpejtësi të madhe, ku vendet e varfra po shohin vendet e pasura “duke u përgatitur për vaksinim masiv, ndërsa pikërisht këto vende po e pyesin veten nëse ndonjëherë do të kenë qasje në vaksinën anti Covid.
Shefi i Kombeve të Bashkuara ka ripërsëritur se shpërndarja e vaksinës duhet të jetë për të mirën publike dhe të ketë qasje për të gjithë sidomos në Afrikë.
Ai apeloi që të miratohet projekti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që kap vlerën e 4.2 miliardë dollarë brenda dy muajve të ardhshme, që vaksinat të porositen për vendet më të varfra në botë.
Guterres tha se sistemi i Covax është i vetmi që jep garancinë që vaksinat të shpërndahen edhe në vendev si Afrika dhe vendeve që janë në zhvillim e sipër.
Në anën tjetër kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Gebreyesus i është drejtuar javën e kaluar Këshillit për Siguri të Kombeve të Bashkuara, ku tha se “në fund të tunelit çdo herë e më shumë po shihet dritë”, duke theksuar se vaksinat duhet të shpërndahen njësoj dhe të mos shërbejnë si privilegj për komunitete të caktuara./abcnews.al