OKB: Më shumë se gjysmë milioni ton drithë janë eksportuar nga Ukraina prej fillimit të gushtit

schedule22:28 - 16 Gusht, 2022

schedule 22:28 - 16 Gusht, 2022

Më shumë se gjysmë milioni ton drithë janë eksportuar nga Ukraina përmes Detit të Zi që nga fillimi i gushtit, kanë thënë Kombet e Bashkuara.

Që kur Ukraina, Rusia, Turqia dhe OKB ranë dakord për të hapur rrugën e Detit të Zi në fund të korrikut, 36 kalime janë miratuar, tha OKB, duke shtuar se 21 anije u larguan nga Ukraina për në ngushticën e Bosforit dhe 15 kaluan përmes kanalit në drejtimin e vendit të shkatërruar nga lufta.

Lexo edhe: Niset një tjetër anije me grurë nga porti i Odesës, destinacioni është Afrika

Të martën nga port ii Odesës u nis anija e parë me grurë, e marrë me qira nga OKB, e cila destinacion ka Afrikën, ku në shumë zona uria ka ardhur në rritje edhe për shkak të bllokadës së grurit. /abcnews.al